Një 23-vjeçar nga Manastiri është vendosur në paraburgim, pasi është i dyshuar për dy vepra penale – sulm seksual dhe përdhunim, njofton Prokuroria Themelore Publike në Manastir, e cila gjithashtu informon se është iniciuar procedurë kundër tij.
Sipas Prokurorisë, manastirasi në dy raste ka sulmuar seksualisht dy vajza të reja. Rasti i parë ndodhi më 9 shtator dhe i dyti më 7 nëntor të këtij viti. Në të dyja rastet, ai i sulmoi vajzat dhe filloi t’i prekë. Viktimat, sipas Prokurorisë, në të dy rastet arritën ta shtyjnë dhe të shpëtojnë vetë. Pas kësaj, i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes.
Prokuroria thotë se masa e paraburgimit është kërkuar për shkak të rrezikut që i dyshuari të përsërisë sulmet nëse mbetet i lirë.