Një person nga Kumanova raporton një familjar të tij për mashtrim të mbi 11 mijë eurove

Një banor i Kumanovës ka raportuar dje në polici se një anëtar i familjes e ka mashtruar për një shumë prej 11.500 euro. Sipas raportimit O.H. nga Kumanova ka thënë se i afërmi i tij i ka ofruar t’ia shesë veturën, por pas një kohe të gjatë ka kuptuar se vetura ishte shitur dhe nuk i ka kthyer paratë. Policia po punon për zbardhjen e rastit.