Një person nga Gostivari e rreh 53-vjeçarin nga Tetova, gjatë rrahjes kishte përdorur një mjet metalik

Mbrëmë (09-shkurt) rreth orës 02:40, në rrugën ,,167″ në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 36-vjeçarin J.B. nga Gostivari i cili një orë më para ishte raportuar nga 53-vjeçari A.N. nga Tetova se e kishte sulmuar fizikisht në rrugën ,,Iliria” në Tetovë dhe se gjatë sulmit ai kishte përdorë një mjet metalik, kurse një person tjetër që ishte me të e kishte kërcënuar atë me armë zjarri. Tek J.B. është gjet dhe konfiskuar një thikë, një shkop metalik dhe vetura ,,audi” me shenja regjistrimi të Tetovës dhe është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të përgatitet parashtresë përkatëse.Pa
Censurë