Një person nga Dobroshti në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht mjekun kujdestar në Ndihmën e Shpejtë në Tetovë

MPB ka njoftuar se me 27.08.2024 në orën 23:00, në (BP Tetovë, është raportuar nga Klinika e Spitalit të Tetovës – Ndihma e Shpejtë se R.K. nga Dobroshti i Tetovës ka ardhur nën ndikimin e alkoolit, ka shfaqur një sjellje agresive dhe ka sulmuar fizikisht doktorin I.S. (25) nga Tetova. Janë duke u ndërmarrë masa për sqarimin e rastit.