Një person nga Çegrani me leje të falsifikuar maqedonase kapet në Gjermani, i ngritet padi penale

MPB ka njoftuar se Zyra e Jashtme për Punë Kriminale në Gostivar ka ngritur një kallëzim penal kundër J.S. (48) nga fshati Çegran, Gostivar, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “përdorim i dokumenteve me përmbajtje të rreme”. I dyshuari, gjatë vitit 2016, ka siguruar një leje shoferi të falsifikuar maqedonase, të cilën e ka përdorur në Republikën Federale të Gjermanisë për ta zëvendësuar me një leje shoferi gjermane.