Një person në Tetovë gjendet i vd*ekur në banesën e tij

Në pasditen e sotme në një banesë në “Rrugën e Ilindenit” në Tetovë është gjetur trupi i pajetë i një 43-vjeçari nga Tetova. Rasti është lajmëruar nga fqinjët të cilët kanë dyshuar se një kohë të gjatë nuk është parë personi ne fjalë. Derën e cila ka qene e blinduar, e ka hapur Njësiti i Zjarrfikësve të Tetovës te cilët bashkë me policinë, me pastaj kane gjetur edhe trupin e pajetë të 43-vjeçarit. Në banesën e vi*ktimës policia dhe prokurori kujdestar janë duke kryer he*timet. Ende nuk dihen shkaqet e vd*ekjes, ndërsa ditëve në vijim policia e rajonit të Tetovës pritet të del me informacione shtesë në lidhje me rastin.