“Një person në gjendje më të rëndë”, MPJ deklarohet për gjendjen e të ak*sidentuarve në Kroaci


Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka bërë të ditur se një person është në gjendje më të rëndë shëndetësore për shkak të aks*identit të djeshëm në Kroaci.
Nga kjo ministri kanë thënë se 26 persona janë në proces të lirimit nga spitali ndërsa 15 do të vazhdojnë të trajtohen atje.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nga komunikimi me autoritetet kroate përmes ambasadës së Kosovës në Zagreb, lidhur me gjendjen e bashkatdhetarëve të ak*sidentuar dje në Sllavonski Brod, njofton opinionin publik se nga të dhënat e konfirmuara deri në orën 14:00, janë 26 persona në proces të lirimit nga spitali.

Trajtimin mjekësor në spital do ta vazhdojnë 15 persona gjendja shëndetësore e të cilëve është stabile. Vetëm një rast është në gjendje më të rëndë”, është thënë nga kjo ministri.
Kujtojmë që 10 persona kanë vd*ekur në këtë aks*ident, derisa mbi 40 kanë kërkuar trajtim shëndetësorë.
Në mesin e të lënduarve është raportuar se kanë qenë edhe 15 fëmijë.