Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër po lufton për jetën pas plagëve të marra në një ashensor në Shtip

Një person ka vdekur, ndërsa një tjetër po lufton për jetë në Spitalin klinik – Shtip nga lëndimet e marra në një aksident, i cili sipas informacioneve fillestare ka ndodhur në një ashensor në një objekt hoteliere në Shtip.

Zyrtarë nga SVR Shtip konfirmojnë tragjedinë e cila ka ndodhur pasditen e sotme në një objekt hoteliere në Shtip.

Për momentin nuk ka më shumë detaje për aksidentin, por SPB Shtip thotë se hetimet janë në polici, prokurori publik nga PTHP Shtip, ndërsa në terren janë edhe inspektorët shtetërorë.

Sipas informacioneve fillestare, i ndjeri dhe kolegu i tij në momentin e aksidentit kanë qenë duke kryer pune.