Një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë janë lënduar në aksidentin e rëndë në Maqedoni

Një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë janë lënduar në aksidentin që ndodhi pasdite rreth orës 14.30 në fshatin Bansko, Komuna e Strumicës, konfirmoi zëdhënësja e SPB-Strumicë, Hrizantema Rendevska.

Të lënduarit janë transferuar me Ndihmën mjekësore urgjente në Spitalin e Strumicës, ku janë mbajtur për shërim, ndërsa ekspertiza ende po vazhdon.

Më shumë hollësi për aksidentin nga policia paralajmërojnë për nesër.