Një burrë është shtruar në spital, pasi ia ka vendosur flakën vetes përpara ambasadës së Turqisë në Roterdam.
Sipas portalit holandez të lajmeve, incidenti ndodhi në orën 9:00 të mëngjesit. Autoritetet holandeze kanë thënë se incidenti ishte një tentativë për vetëvrasje. Ndërkohë, konsullata turke nuk e ka komentuar rastin për momentin.