Mbrëmë, në orën 19:30, në SPB Strugë është raportuar se në një objekt shitës në rrugën magjistrale Strugë – Dibër, një person, nën kërcënimin e armës së zjarrit, ka tentuar t’i marrë para punonjëses. Megjithatë, kur ajo filloi të kërkonte ndihmë, personi hoqi dorë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Ekipet policore kryen inspektim dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, njoftoi policia.