Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas përfundimit të takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, në Shtëpinë e Bardhë ka thënë se të gjithë zyrtarët e sektorit financiar dhe ekonomik të Qeverisë Amerikane ishin të pranishëm në takim. Gjithashtu, aty nuk mungoi as Ivanka Trump, vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në rolin e këshilltares së presidentit.
“Vuçiq theksoi se të gjithë zyrtarët e sektorit financiar dhe ekonomik të Administratës Trump ishin të pranishëm, gjithashtu edhe Ivanka Trump erdhi, por nuk qëndroi gjatë”, është shprehur Vuçiq në PTC.
Vuçiq gjithashtu ka thënë se amerikanët e kanë dëgjuar delegacionin serb ku këta të fundit, sipas tij, kanë kërkuar të hiqet pika e marrëveshjes ku kërkohet njohja e Kosovës.
Vuciq thotë se zyrtarët e Administratës e Trump ishin fer dhe se pika për njohjen reciproke nuk është më në dokumente.
“Njerëzit nga administrata e Trump ishin fer, na dëgjuan dhe pika ku flitet për njohjen reciproke nuk është më në dokumente”, është shprehur Vuciq, raporton PTC.
Njeriu më besnik i Vuciq, Ministri i Financave, Siniša Mali, deklaroi sot se shefi i tij ka një letër në tryezë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, një pikë e së cilës nënkupton njohjen e ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës, dhe se ekziston një presion i madh ndaj Presidentit Vuçiq. Por, këtë gjë sapo e ka demantuar Grenell përmes në shkrimin të mëposhtëm.
Grenell përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Tëitter, ka shkruar se “nuk është e vërtetë”, lajmi i ‘The Pavlovic Today’ se presidentit Vuçiq i është ofruar dokumenti për të nënshkruar njohjen e Kosovës.
Në Shtëpinë e Bardhë në Uashington të enjten po zhvillohet takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiq, lidhur me bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
Nikoqirë të takimit janë këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, si dhe i dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Para fillimit të bisedimeve të enjten, Grenell ka thënë se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë normalizimin ekonomik dhe mundësinë për të krijuar një ekonomi gjallëruese.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, para takimit në Shtëpinë e Bardhë të enjten, ka deklaruar se asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë, përveç se për njohje reciproke.
Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pala serbe do të bëjë çmos për të arritur një kompromis për çështje të rëndësishme ekonomike.