Një person humbi jetën, ndërsa një tjetër lëndohet rëndë


Një person humbi jetën, ndërsa një adoleshent është lënduar rëndë në aksidentin e djeshëm që ndodhi në rrugën magjistrale Prilep-Manastir në fshatin Topollçan, kumtoi MPB.

Në aksidentin mes automjetit “Opel Astra” me targa të Berovës i drejtuar nga Gj.M.(60) nga Berova, dhe automjetit “Citroen Berlingo” me targa të Manastirit, i drejtuar nga Z.S. (46) nga Manastiri, janë lënduar edhe tre persona.

Në vendin e ngjarjes ka vdekur Z.S. ndërsa lëndime të rënda ka marrë bashkudhëtari i automjetit “Opel Astra” i cili ka qenë adoleshent. Janë lënduar edhe shoferi dhe dy bashkudhëtarët në “Opel”. Të gjithë janë dërguar në Spitalin klinik të Manastirit.

Inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipi inspektues i Stacionit policor Prilep.