Nga përplasja e dy automjeteve, në aksin rajonal rrugor Hanet e Mavrovës – Dibër një person është lënduar rëndë.
Aksidenti ishte denoncuar rreth orës 7:45. Sipas informacioneve të para të MEDIAL-s, në afërsi të udhëkryqit në vendin Strezimir janë përplasur vetura “opel korsa” me targa të Gostivarit dhe vetura “folksvagen kedi” e drejtuar nga A.L. (29) nga fshatin Prisojnicë.
Po vijon ekspertiza në vendin e ngjarjes që po bëhet nga Reparti i Punëve të Brendshme në Gostivar, ndërsa komunikacioni në këtë aks rrugor është ndërprerë.