Një person e theri veten me thikë në sheshin ‘Skënderbeu’


Të hënën, një person dyshohet se është vet therur me thikë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, Daut Hoxhaj.

Ai ka thënë se rastin ka ndodhur rreth orës 14 e 30.

“Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me prezencën e një personi me thikë në dorë te sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. Menjëherë janë njoftuar dhe angazhuar njësitet relevante policore, të cilat kanë reaguar me shpejtësi në vendin e ngjarjes”.

“Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se personi i dyshuar ka lënduar veten me një mjet të mprehtë (thikë)”, deklaroi ai.

Tutje tha se është njoftuar ndihma e shpejtë, e cila po ashtu ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.