Një përrua apokalipt gjëmon nëpër qytetin historik në Austri, rruga bëhet lum i rrëmbyeshëm


Ndërsa Evropa Perëndimore pastron rrugët dhe shtëpitë pas përmbytjeve katastrofike, përrenjtë kanë shkatërruar qytete në Austri, prej të cilave qyteti historik i Hallein në provincën e Salzburgut duket se ka kaluar më të keqen.

Rrugët u kthyen në një lumë të rrëmbyeshëm që bartte njerëz, vetura dhe pemë. Zjarrfikësit dhe vullnetarët shpejt shkuan në vendin e ngjarjes.
Një grua e shikoi gjithë ngjarjen me lot në sy, ndërsa një tjetër vendase bëri thirrje për optimizëm.

Thasët me rërë janë bërë pirg në Hallein dhe hyrjet e objekteve janë bllokuar me dru.
“Kush e di nëse do të ketë ndonjë përmbytje tjetër”, tha një burrë duke grumbulluar çanta me dhe para hyrjes.
Banorët e Hallein shpresojnë që shiu të ndalet.