Me avancimin e teknologjisë, jeta e njeriut çdo ditë e më e lehtë po bëhet – ku vite më parë mungonte rrobalarësja, enëlarësja e thithësja elektrike, shporeti elektrik e shumë pajisje tjera. Megjithatë disa prej tyre operojnë në atë mënyrë, sa që është e pamundur të dihet se si në fakt kryen funksionet derisa është duke punuar, transmeton Telegrafi.
Për shembull, rrobalarësja ka një derë të xhamit nga e cila mund të shihet sesi rrobat pastrohen qofshin ato me ngjyra apo të bardha. E një gjë e tillë nuk mund të shihet te enëlarësja e cila ka derë të punuar kryesisht nga plastika dhe inoksi, ku procesi i pastrimit të pjatave nuk shihet nga syri i njeriut.
Për ta bërë edhe këtë të mundur, një përdorues i platformës së TikTokut vendosi ta bëjë një derë nga xhami, me qëllim që përdoruesit të mund ta shohin sesi pastrohen enët brenda saj. Madje shumë janë shprehur të habitur dhe falënderues për këtë mundësi që u është dhënë – pra të shohin procesin e pastrimit të enëve.
@happyhome083 🧐That's how it works.#householdproducts #goodthing #dance #easycooking ♬ This Is How We Do It – Montell Jordan