Një përdhunuesit që e la shtatzënë një vajzë 11-vjeçare nga Koçani i kërcënohen 12 vjet burg


Së paku 12 vjet burg parashihet për veprën penale me të cilën ngarkohet një 19-vjeçar nga Koçani.

Dje u njoftua se vajza e cila është në moshë 11-vjeçare është akomoduar në Qendrën për Punë Sociale në Berovë, dhe është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Vajza ka jetuar me nënën e saj, e cila nuk e ka vërejtur se vajza është shtatzënë. Atë e kanë vërejtur të punësuarit në shkollë, ndërkaq më pastaj e mitura është dërguar në gjinekolog.

Vajza momentalisht është në kujdes social. Përpara dy javë e gjysmë, në ora 22, Policia e Koçanit e ka arrestuar 19-vjeçarin E.A. për shkak të dyshimit se ka kryer sulm gjinor ndaj fëmijës që nuk i ka mbushur 14 vjet.

Për këtë vepër penale, sipas nenit 188 paragrafi 1 nga Kodi Penal, dënimi minimal është 12 vjet burg.

Prokuroria Themelore Publike e Koçanit, në fillim të këtij viti, më 2 janar, ka dërguar akuzë për të njëjtën vepër penale. Në këtë rast, i dyshuari, përndryshe nga Vinica, në nëntor të vitit të kaluar, e ka mashtruar të miturën në një ndërtesë, dhe pastaj i ka dhënë para që të heshtë. Veprën e ka përsëritur edhe njëherë përpara se të arrestohet. Në këtë rast, i akuzuari ka marrë 30 ditë paraburgim./Portalb