Një opsion i ri në Chrome do të hapë uebsajtet më shpejtë …


Në një postim në blogun e Chromium, Google njoftoi ndryshimin e ri i cili hyn në fuqi me versionin 90 për shfletuesin desktop dhe Android.

Ky version pritet të debutojë më 13 Prill ndërsa në një datë të mëvonshme vjen edhe në iOS. Me pak fjalë nëse shkruani nga fusha e adresës pcworld.al, Chrome automatikisht do të zgjedhë https:// si protokollin kryesorë.

I vetmi përjashtim nga ky rregull janë adresa IP apo hostname e rezervuar. Ndryshimi vjen në një kohë kur pjesa më e madhe e uebit përdor protokollin HTTPS sot.

Është një protokoll i sigurtë sepse enkripton trafikun që do të thotë se informacionet personale nuk interceptohen nga palë të treta.

Gjithashtu sajtet do të hapen më shpejtë sepse Chrome lidhet direkt me protokollin HTTPS në vend që të kontrollojë edhe për HTTP.

Nëse një uebsajt nuk ka HTTPS, Chrome automatikisht kalon në HTTP. /PCWorld Albanian