Një nxënës nga Shkupi ka kërcënuar punonjësit e shkollës dhe ka thyer inventarin

Një nxënës nga Shkupi, dje pasdite, ka kërcënuar punonjësit në shkollë dhe ka dëmtuar një pjesë të inventarit, njofton Ministria e Brendshme.

Më 6.9.2024, në orën 20:20, në Stacionin Policor Shkup është raportuar se rreth orës 16:50, në një shkollë të mesme në komunën e Aerodromit, nxënësi është sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjësve të shkollës dhe ka bërë kërcënime, duke dëmtuar gjithashtu një pjesë të inventarit, njoftoi policia.

Ministria e Brendshme ka informuar një prokuror për të mitur dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.