Një numër i madh i qytetarëve në Tetovë nuk respektojnë masat antiCovid

Kështu dukej tregu në Tetovë ditën e sotme. Përkundër shtimit të masave anti covid dhe rritjes së numrit të të infektuarve, nëpër tregje çdo ditë e më shumë ka dyndje dhe persona të cilët nuk i respektojnë masat.
Përse nuk mban maskë, a nuk ke frik se do infektohesh?

“Hiç, aspak. Përse, a maska do më mbroj mua a? Unë nuk kujdesem aspak, s`jam kujdes kurë, vëllai ka bë kujdes, atë e ka kap”
“Jo jo aspak s’ka virus, virusi është vetëm tek vjedhësit, tek ne nuk ka virus. Kjo është propagandë e madhe për popullin, pra le të bëjnë propagandë. Njerëzit gjithnjë kanë vdekur normalisht por prej virusit assesi, s’vjen në pyetje ajo”.

“Jo jo aspak, s’mbajmë maskë, s’ka gjë prej kësaj”.
“Përse të mbajmë maska ne, ju dhe Qeveria na e keni gajlen e shëndetit tonë apo”.
Nuk mungonin as blerësit që nuk mbanin maska, ose siç ndodh zakonisht, ti kenë me vete, por t`i mbajnë nëpër xhepa.
“Po po mbaj maskë në xhep, ja shihe. Me maskë në xhep eci”.

“E kam harruar në veturë. Pak frikohem por e kam lan makinën shumë larg”.
Paraditen e sotme, në tregjet e Tetovës mungonin edhe patrullat e policisë për kontroll të atyre që nuk mbajnë maska. Nga shtabi i krizës në Komunën e Tetovës thonë se në mbledhjen e ardhshme do të diskutojnë për ndalesë të punës së tregjeve.