Një nga ndërtesat më të larta në Kinë nis të lëkundet papritur, panik mes kalimtarëve

Një nga ndërtesat më të larta të Kinës është evakuuar pasi nisi të lëkundej papritur, në një kohë që nuk u regjistrua asnjë tërmet në zonë.

SEG Plaza, gati 300 metra e lartë, trembi banorët e Shenzhenit, me kalimtarët që nisën të vraponin të tmerruar për t’iu larguar sa më shumë godinës.
Ndërtesa 79-katëshe u mbyll krejtësisht për arsye sigurie dhe autoritetet po hetojnë për të gjetur shkakun e lëkundjes.

Sipas Lu Jianxin, një kryeinxhinier në Korporatën e Shkencave të Ndërtimit të Kinës, tha se një shpjegim mund të jetë fenomeni i rrallë që shkaktohet nga rezonanca mekanike, që ndodh kur lëkundjet normale të strukturës përkojnë me një forcë të jashtme. Në këtë rast, lëkundja bëhet e ndjeshme”.