Një në pesë pacientë me COVID, shfaqin sëmundje mendore tre muaj pas infektimit sipas një studimi

Pothuajse një në pesë persona që kanë pasur Covid-19, diagnostikohen me një çrregullim psikiatrik të tillë si ankthi depresioni ose pagjumësia brenda tre muajve nga testimi pozitiv për virusin sipas një studimi.

Analiza,
e kryer nga studiuesit nga Universiteti i Oksfordit dhe NIHR Qendra e Kërkimit Biomjekësor Shëndetësor në Oksford, gjithashtu zbuloi se njerëzit me një diagnozë para-ekzistuese të shëndetit mendor kishin 65% më shumë gjasa të diagnostikohen me Covid-19 sesa ata pa, madje duke llogaritur faktorët e njohur të rrezikut si mosha raca dhe kushtet themelore fizike.

“Ky zbulim ishte i papritur dhe ka nevojë për hetim. Ndërkohë të paturit e një çrregullimi psikiatrik duhet të shtohet në listën e faktorëve të rrezikut nga Covid-19, “tha Dr Max Taquet, një anëtar klinik akademik i NIHR dhe një nga autorët e studimit.