Një mutacion më i rrezikshëm se Delta kërcënon dhjetëra vende

Deri tani ka prekur pothuaj 30 vende, përfshirë edhe Britaninë. ‘Lambda’ duket se është edhe më i egër nga varianti ‘Delta’ i Covid-19, që kemi njohur deri tani.

Të paktën kështu paralajmërojnë mjekët, të cilët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar ndaj këtij virusi më infektues dhe vdekjeprurës sesa ‘Delta’. Këtë të fundit ata e quajnë “polici i mirë” përpara “kushëririt të tmerrshëm”.

Mendohet që origjina e mutacionit të ri është Peruja. Ministri i Shëndetësisë, në një deklaratë publike tha se vendi i tij po regjistron ndoshta nivelin më të lartë të vdekshmërisë në botë.
“Një variant i ri dhe më i rrezikshëm se ‘Delta’ duhet të jetë diktuar në më shumë se 30 vende të botës gjatë këtyre 4 javëve të fundit. Lambda po përhapet pa fre në Peru, vendi i tij i origjinës, ku konsiderohet përgjegjës për 500 vdekje në 100 mijë persona”,- tha ministri.

Mendohet se ky variant mund të jetë rezistent edhe ndaj vaksinave të Covid 19: “Të dhënat e para tregojnë se mutacioni në proteinën ‘spike’ të variantit ‘Lambda’ arrin t’u shpëtojë antitrupave dhe mund të sjellë infektime të shumta”, – thuhet në një studim të ekspertëve kilianë.
Edhe pse Lambda spikati për herë të parë në Peru vitin e kaluar, mutacioni po zhvillohet frikshëm javët e fundit duke shfaqur një rrezik serioz për jetën e qindra njerëzve.