Një muaj para zgjedhjeve, Shilegovi paralajmëron ndërtimin e një ure mbi lumin Vardar

Një muaj para zgjedhjeve lokale, qeveria ka njoftuar ndërtimin e një ure mbi lumin Vardar që duhet t’i lidhë vendbanimet Karposh 4 dhe Zllokuqan. Sot për ta parë dhe për ta fotografuar vrimën e parë të themelit të urës ishin kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministrat Artan Grubi dhe Fatmir Bytyqi, kryetar të komunave, deputetë dhe drejtorë të institucioneve publike. Ata u shprehën optimistë se ura do të jetë gati për kah mesi i vitit 2023. Vlera e projektorit është mbi 6 milionë euro, mjete të siguruara nga Programi TAV.

Në këtë fazë, nga Ilindenska do të lidhemi me Skupin. Në fazën tjetër vazhdojmë me bulevardin “Sllovenia” që të munden banorët e komunës Gjorçe Petrov, nga Vollkova deri në Novo Sellë të jenë më afër pjesës tjetër të qytetit. Por, me këtë urë banorët e Karposhit do të lidhen me unazën e qytetit”- deklaroi Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.
Kryetari i komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, ishte në shoqëri të pasardhësit të tij të mundshëm nga partia, Dushko Veskovski.

Bogoev nuk kurseu fjalë lavdërimi për qeverinë dhe mbështetjen e marrë. Për të, ndërtimi i këtij projekti infrastrukturor nënkupton zvogëlimin e bllokimeve të trafikut, por edhe komunikim më të mirë mes qytetarëve në të dy anët e komunës. Parashihen katër korsi plus shtigje për këmbësorë dhe biçikleta.
“Qytetarët e Bardovcit, qytetarët e Zllokuqanit, Krivi Dollit në Momin Potok do të jenë më thjesht të lidhur me këtë pjesë të komunës së Karposhit, ku ndodhen institucionet kryesore, qendrat tregtare dhe tregu”- tha Bogoev.

Lidhur me punën e bërë në nivelin lokal dhe kërkesën për mbështetjen e qytetarëve, Zaev në pyetjen e gazetarëve në cilësinë e kreut të partisë, deklaroi se në përgjithësi është i kënaqur nga kryetarët aktual të komunave nga koalicion i tij. Nuk pajtohet se në Shkup ka ndërtime pa plan dhe se po teprohet me urbanizim, duke shtuar se nuk ka më ndërtime megalomane dhe se çdo gjë ndërtohet me masë. Por, realitet është se te parkingu pranë hotelit “Holidej In” do të ndërtohet kulla të gjata mbi 20 kat, plani i ri i detajuar urbanistik parashikon mbi 100 ndërtesa të reja në Rasadnik të Kisella Vodës ndërsa nuk ndalet ndërtimi i Vodnos. Pamjet e fundit nga Kapishteci janë skandaloze ku shihen ndërtime të reja të ndërtesave të ngjitura njëra me tjetrën.