Një muaj e gjysmë dashuri, ndahet çifti i njohur nga ‘Përputhen +40’

Një muaj e gjysmë.
Kaq e ka pasur rrugëtim i përbashkët dashuror i Gilbertës dhe Ilirit, një nga çiftet që dolën nga programi “Përputhen”, versioni mbi 40 vjeç.
Pas një vere bashkë, ata i kanë ndarë rrugët.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një reagimi në Instagram, Gilberta.
Teksa ka ndarë me ndjekësit fotografi nga udhëtimi i saj në Kosovë, dikush e ka pyetur se a ka qenë me Ilirin.
Kjo pyetje është bërë shkas që Gilberta të thotë të vërtetën.

‘Jo nuk jam me Ilirin. Jam e lirë e po shijoj verën. E vërteta, e hapur e kthjellët, jeta kjo është. S’do rrimë mbyllur me frikën e lëndimit, njerëzit shprehin atë që po jetojnë në atë fazë dhe ne kemi ose jo fatin t’i njohim, ne mësojmë, përjetojmë, gjallë jemi. Kjo është jeta. E vijojmë para. Kush do na shoqëron’ – ka deklaruar ajo.