Tanimë që janë larguar nga familja mbretërore, ish-Duka dhe Dukesha e Sussex duhet të gjejnë një mënyrë të re për të bërë para.
Së fundmi mësohet se ata do të paguhen 1 milion dollarë për çdo fjalim, leksion apo ligjeratë që do të bëjnë.
Çifti i shumëpërfolur kanë punësuar një menaxher për të nënshkruar një kontratë me “Harry Walker Agency”, një kompani me të cilën punojnë folës të tjerë të njohur si Barack dhe Michelle Obama, Bill dhe Hilary Clinton dhe Oprah Winfrey.
Ata do të japin leksione mbi ngjarje të rëndësishme sociale.
“Ligjërimet do të prekin kryesisht çështjet sociale me të cilat përballet bota tani, përfshirë drejtësinë racore dhe barazinë gjinore, shëndetin mendor, çështjet që prekin gratë dhe vajzat dhe mjedisin, dhe ndërveprimet e tyre. Shumë nga fushat dhe temat e përfshira në leksione do të lidhen me Fondacionin Archeëell dhe organizatën e saj të re bamirëse,” raporton revista “Town & Country”