Një ligj që do i mbante të rinjtë larg bixhozit

Ministria e Financave sërish ka apeluar te Parlamenti të miratojë sa më shpejt ndryshimet në Ligjin për organizimin e lojërave të fatit, me të cilat bastoret do të jenë të paktën 500 metra larg shkollave. Ndryshimet dhe plotësimet në ligj të përgatitura nga Ministria e Financave janë dërguar në Parlament që nga qershori i vitit të kaluar dhe siç bëjnë me dije nga Ministria, është në procedurë parlamentare, në lexim të parë. Zgjidhja e re ligjore, siç sqarojnë ata, parashikon që distanca e objekteve në të cilat organizohen lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese të jetë së paku 500 metra larg institucioneve arsimore, duke ngritur kriteret dhe kushtet për marrjen e licencës dhe rritje të ndjeshme të tarifave për organizatorët e lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese.

Gjithashtu, për të parandaluar aksesin e lehtë të të miturve, ligji propozon edhe vendosjen e një kufiri në numrin e pikave të pagesës dhe pagesës së pikave të basteve, si dhe kufizimin e numrit të lokaleve afariste të klubeve automatike hapur me një licencë të lëshuar, si dhe duke vendosur një tarifë për çdo vend të ri pagese, pra një dhomë biznesi për një klub automatik.

Shoqata e basteve sportive të Maqedonisë (SHBSM) reagon ashpër ndaj propozimit të Ministrisë së Financave për miratimin e propozim-amendamenteve të Ligjit për organizimin e lojërave të fatit. Sipas tyre, distanca prej 500 metrash nënkupton mbylljen e plotë të të gjitha objekteve në të cilat organizohen lojërat e fatit dhe shuarjen e një dege të tërë biznesit legal.

“Në këtë kuadër, ju rikujtojmë edhe një herë se hyrja e të miturve në pikat e basteve është plotësisht e rregulluar me ligj, gjobat për mosbindjen e këtyre neneve janë të larta dhe kujdesemi maksimalisht që të mos ketë shkelje. As SHBSM dhe as anëtarët tanë nuk kanë interes të hyjnë në ambientet tona persona nën moshën 18 vjeç dhe ne bëjmë gjithçka për respektimin maksimal dhe pa kompromis me ligjin. Edhe një herë ju rikujtojmë se miratimi i ndryshimeve të propozuara në Ligjin për organizimin e lojërave të fatit sigurisht që do të nënkuptojë humbjen e vendeve të punës të më shumë se 8.000 të punësuarve drejtpërdrejt në këtë aktivitet, si dhe të punës së më shumë se 50.000 punëtorëve të tjerë. të cilët varen nga funksionimi i kësaj dege ekonomike, por edhe humbja e rreth 253 milionë eurove të mjeteve buxhetore, të cilat sipas të gjitha llogaritjeve derdhen në buxhetin e shtetit dhe atë vendor nga funksionimi i kësaj veprimtarie ekonomike”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e SHBSM.

SHBSM-në e mbështet VMRO-DPMNE, e cila ke vite po e mban të bllokuar Ligjin e ri për bastet, ndërsa është shprehur kundër nenit me të cilin bastoret do të duhet të jenë të paktën 500 metra larg objekteve publike