Një Kryeministër si Albin Kurti, me maskë e doreza bën pazar në orarin e lejuar


Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti e ka shfrytëzuar këtë të dielë për t’u furnizuar me ushqime të ndryshme.

I pajisur me maskë dhe doreza, Kurti ka shkuar në dyqane dhe ka kontrolluar një më një raftet, për të blerë prodhimet vendase, për të cilat thotë janë më të shumta se sa mendoshet.

Në Kosovë orari i liri-daljes është në bazë të numrit të parafundit të kartës ID, ndaj edhe orari i lirisë për Kurtin është nga ora 09:00 deri në 10:30, pasi numri i tij në kartën ID është 5.

“Ne 5-shat, sipas shifrës së parafundit të numrit personal, e kemi orarin e paraditës prej orës 9:00 deri në 10:30. Bleva perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe. Ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet”, ka shkruar Kurti në Instagram.