Një kosovar i kthyer nga Italia po dyshohet të jetë prekur me koronavirus

Emergjenca e Komunës së Vitisë sot është mbyllur qysh në mëngjes, pasi një person i ardhur nga Italia i moshës 76 vjeçare, po dyshohet se është prekur me koronavirus.

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Vjollca Kodoni, ka konfirmuar rastin e mbylljes në karantinë të gjithë stafit mjekësor që ka qenë në kontakt me ambientin ku ka qëndruar ai person.

I njëjti pacient, pasi ka marrë tretman mjekësor në Viti, ka shkuar në Gjilan, e prej nga aty ka shkuar në Prishtinë për t’u kontrolluar për dyshime me virus.
Pas kësaj, drejtoresh Kodoni ka deklaruar se sot në mëngjes kanë mbyll emergjencën dhe e kanë bërë pastrimin dhe aktualisht janë duke funksionuar në objektin tjetër.

Kodoni thotë se i ka urdhëruar 11 mjekë e infermierë që të mos dalin nga dhoma deri në daljen e rezultateve.

Personi që dyshohet për koronavirus ka qenë në Itali së fundi, ai ka lindur në vitin 1943.

Kujtojmë se të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me ambientin ku ka qenë personi, nuk i kanë lejuar as që të shkojnë në shtëpi deri sa të dalin rezultatet.