Një kosovar humb jetën tragjikisht në Itali


Bashkim Bytyqi nga Arllati i Drenasit ka vdekur tragjikisht, të shtunën, në Itali.

Familjarët e të ndjerit kanë konfirmuar për RTKlive se Bashkim Bytyqi ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në vendpunishte.

43-vjeçari pak muaj më parë kishte shkuar në Itali.

“Pasdite kemi marr informatën se Bashkimi ka vdekur. Na kanë thënë se ka ra nga kati i tretë i një ndërtese, teksa ishte duke punuar”, thanë për RTKlive familjarët e të ndjerit.