Një kompani gjermane planifikon të organizojë fluturime çarter që do të sjellin rreth 35,000 turistë në vit nga Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe, njoftoi Hristijan Mickoski

Çdo vit, rreth 35,000 turistë nga Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe do të vijnë në vendin tonë. Siç tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, turistët do të transportohen me fluturime çarter, ndërsa turin e organizon kompania gjermane “RSD”. Turistët e parë priten të mbërrijnë në shkurt, dhe çdo ditë do të ketë një fluturim çarter me rreth 190 pasagjerë.

Ata kanë për qëllim të zhvillojnë turizmin kulturor dhe të tregojnë kapacitetet tona kulturore, siç janë Ohri, Shkupi si kryeqytet, si dhe Qendra përkujtimore “Nënë Tereza” dhe të tjera atraksione kulturore që përfaqësojnë karakterin tonë si shtet. Sipas Micoskit, agjencia “RSD” ka një qarkullim vjetor prej më shumë se 1 miliard eurosh dhe merret jo vetëm me turizmin, por edhe me fusha të tjera si marketingu, telekomunikacionet, energjia dhe hotelieria.

Micoski theksoi se, sipas përvojave të kaluara të kësaj kompanie, ky projekt do të sjellë rreth 30 milion euro shpenzime direkte në vendin tonë. Këta 35,000 mysafirë do të ndjekin një tur ballkanik, i cili fillon me një natë në Shkup, vazhdon në Malin e Zi, Shqipëri, dhe më pas në Ohër, ku do të ketë gjithashtu një natë të kaluar, për të përfunduar me dy netë shtesë në Shkup.