Kështu u fal namazi i Fitër Bajramit në Meke

Për shkak të Pandemisë së koronavirusit, muaji i Ramazanit ishte ndryshe këtë vit. Për rrjedhojë i tillë ishte edhe Fitër Bajrami, festa më e rëndësishme e besimtarëve myslimanë, pas një muaj agjërim.

Në shumë vende të botës nuk u lejua falja e Namazit në xhami. Kështu xhamia e Madhe e Arabisë Saudite në Mekë ishte pothuajse e zbrazët gjatë faljes vjetore, pasi autoritetet ndaluan tubimet publike si një masë parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit.

Një numër i vogël i besimtarëve morën pjesë në falje për të shënuar festën e Fitër Bajramit, çka shënon edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Zyrtarët Sauditë të premten bënë me dije se xhamitë do të mbeten të mbyllura dhe iu kërkuan myslimanëve që faljen ta kryejnë në shtëpi.