Mbi 21 ton mbeturina me prejardhje nga Maqedonia e Veriut u ndaluan në qytetin rumun Turnu Magurele, pranë kufirit bullgaro-rumun, pasi u zbuluan disa parregullsi, tha policia kufitare rumune.
“Më 26 tetor, rojet kufitare në pikën kufitare Turnu Magurele në qarkun Teleorman kanë inspektuar një kamion të drejtuar nga një shtetas maqedonas 32-vjeçar. Sipas dokumenteve doganore për mallin që ka pasur ai, bëhet fjalë për një sasi prej 21.800 kilogramë mbetje nga materialet nga të cilat bëhen ngjyrat. Duke pasur dyshime për ligjshmërinë e transportit, rojet kufitare kërkuan mbështetje nga inspektorët e mjedisit në zonën e Teleormanit.” thuhet në deklaratën nga policia kufitare rumune.
Pas kontrolleve është konstatuar se në automjet ka plastikë të përzier me mbetje me ngjyra. Ai ishte ngarkuar në Maqedoni dhe ishte i destinuar për një kompani në Rumani.
Policia kufitare nuk e lejoi kamionin të hynte në Rumani, sepse atje ndalohet importi i mbetjeve të përziera, por edhe për mospërputhje në dokumentacionin doganor.