Dy persona nga Prilepi humbën jetën, ndërsa një tjetër u lëndua në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi sot në mëngjes para orës 8:00, në rrugën Prilep – Manastir, në dalje të qytetit, pranë fshatit Lagovë.
Aksidenti ndodhi në një përplasje të drejtpërdrejtë midis një automjeti “Toyota” me targa nga Prilepi, i cili po lëvizte drejt Manastirir, dhe një kamioni që po udhëtonte në drejtim të kundërt, drejt Prilepit.
Ekipet e Njësisë së Zjarrfikësve ende po përpiqen të shuajnë zjarrin, pasi automjetet u përfshinë nga flakët pas përplasjes.
Sipas informacionit fillestar nga kreu i Ndihmës Mjekësore Emergjente në Prilep, Bosha Miloshevski, thirrja për ndihmë u mor rreth orës 7:45. Në vendngjarje u konstatua vdekja e çiftit nga Prilepi, Nikola dhe Natasha Vasileski, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime.
Ekipet e policisë dhe Prokurorisë Publike po kryejnë ende hetime në vendngjarje, ndërsa rruga magjistrale Prilep – Manastir është plotësisht e bllokuar.