Një kafiteri në Prishtinë ndalon hyrjen e njerëzve të veshur me veshje sportive


Të shpeshta janë rastet kur në Kosovë shumë qytetarë u ndalohet hyrja në kafiteri të caktuara.
E si pasojë e kësaj në të shumtën e rasteve ka patur edhe konflikte në mes qytetarëve dhe pronarëve të kafiterive përkatëse.

Por një gjë tjetër e çuditshme thuhet të ketë ndodhur së fundi në kryeqytet.

Në një kafiteri në Prishtinë të dielën u është ndaluar hyrja njerëzve të cilët janë veshur me veshje sportive, transmeton lajmi.net.Kësisoj kushdo që pati të veshura veshje sportive, është kthyer prapa.Se pse është vendosur një rregull i tillë, nuk ka asnjë arsyetim./Lajmi.net