Një javë në kërkim të Islam Lumanit, ende asnjë gjurmë

Qe një javë banorët e rajonit të Prespës dhe policia janë në kërkim të 27-vjeçarit Islam Lumani nga fshati Krani i cili u zh*duk më 21 mars dhe që atëherë atje nuk ka pasur asnjë informacion në lidhje me të.
Përveç familjes së Lumanit, kryetari Zhivko Gosharevski gjithashtu bëri thirrje për ndihmë, duke kërkuar që të gjithë ata që e panë dhe e njohën të paraqiten në polici.

“Shërbimet policore nga stacioni policor – Resnjë, njësi speciale të policisë, ekipe nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, zj*arrfikës, shërbime roje dhe popullata lokale po marrin pjesë aktivisht në kërkimin e Islam Lumani nga fshati Krani. Deri më tani, nuk ka indikacione dhe prova kryesore që personi të jetë në ujërat e Liqenit të Prespës ose brigjeve të tij. He*timi vazhdon, dhe kushdo që e ka parë apo njohur Islam Lumanin diku, të paraqitet në stacionin më të afërt të policisë ose numrin 192”, tha Gosharevski.
Lumani, siç kumtoi familja e tij, u largua nga shtëpia më 21 mars në orën 10 të mëngjesit i veshur me pantallona blu, pallto të zezë dhe këpucë të zeza.