Një person i cili ishte zhdukur një javë më parë në malin St Helens të Anglisë, është gjetur i gjallë. Mateu Matheny u dërgua në spital për t’u trajtuar për dehidrim, por nuk dukej të kishte dëmtime apo rrezik për jetën. Ai kishte mbijetuar duke ngrënë bletë dhe manaferra, njofton Express.
Miqtë e tij ishin të brengosur që ai nuk po shfaqej për një javë dhe e lajmëruan policinë.
Kërkimet e përditshme të policisë, ku përfshiheshin qentë, helikopterët kanë dështuar ta gjejnë Mathenyn.
Ekipi i shpëtimit tha se ai ishte gjetur në një gjendje të mirë shëndetësore, dhe për të mbijetuar gjatë një jave ai kishte ngrënë bletë dhe manaferra./Pacensure