Një i vdekur nga një sulm me dron në Tel Aviv

Ushtria izraelite ka thënë se po e heton një sulm me dron që goditi në qendër të Tel Avivit në orët e hershme të së premtes.

Në një deklaratë ajo ka thënë se hetimi fillestar tregoi se shpërthimi ishte shkaktuar nga rënie e një objekti ajror që nuk mundi të ndalohej.

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar.

Militantët Houthi të Jemenit e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, raportoi BBC. Grupi ka thënë se do të jepnin detaje për një operacion ushtarak që kishte cak Tel Avivin.