Një ak*sident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Shtip-Shkup, para fshatit Konjarë. Një makinë është rrokullisur duke lënë të vd*ekur në vendngjarje një person dhe një tjetër të pl*agosur. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se ak*sidenti ka ndodhur rreth orës 16:50, ku një makinë e tipit Nissan me targa të Shkupit është përmbysur. Personi i lënduar është transferuar në Qendrën Klinike Nënë Tereza në Shkup. MPB njofton se gjatë ditës së nesërme do të japin më tepër detaje në lidhje me rastin.