Një i vdekur e dy të plagosur në Bardhaniq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në fshatin Bardhaniq të Gjakovës.

Dyshohet se një shtetas i Shqipërisë e ka vrarë duke e therur me thikë burrin e kushërirës së tij. Pos këtij janë sulmuar me thikë dhe kanë mbetur të lënduar edhe gruaja dhe djali i viktimës, njofton Klan Kosova.

Rastin e ka konfirmuar drejtori i Policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta.