Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident trafiku në Shtaricë të Klinës

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në fshatin Shtaricë të Klinës, ku një person ka vdekur dhe tre tjerë janë lënduar, si pasojë e përplasjes mes dy veturave.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, me ç’rast është bërë e ditur se viktima ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Ndërkaq tre personat që pësuan lëndime janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Në aksident ishin të përfshirë dy vetura civile me targa vendore. Deri te aksidenti kishte ardhur gjerë sa i dyshimti ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Klinës në drejtim të fshatit Ujmir dhe me të arritur në fshatin Shtaric- Klinë, kalon në anën e majtë dhe me pjesën e parë ballore përplaset në automjetin e viktimës qe ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt. Në vend të ngjarjes mjeku kujdestarë ka konstatua vdekjen e njërit nga të lënduarit ( i dyshuari) gjerë sa tre persona të lënduar janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim të policisë.