Një i ri nga Shkupi, në përpjekje për t’u arratisur, kërceu në lumin Vardar pasi ishte legjitimuar nga policia


Më 28.10.2024, në ora 17:04 në Shkup, në komunën Aerodrom, oficerë të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup, gjatë legjitimimit të F.A. (24) nga Shkupi, ai, pasi u dha kartën e identitetit, u përpoq të arratisej dhe zbriti në shtegun e këmbësorëve pranë lumit Vardar, ku më pas kërceu në lum dhe pësoi lëndime të rënda trupore. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes.