Një i ri nga Kumanova kapet me marihuanë në Tetovë

Zyrtarët e policisë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, të mërkurën rreth orës 18:50, në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, kanë arrestuar 21-vjeçarin A.I. nga fshati Mateç i Kumanovës.

Nga MPB njoftojnë se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marijuanë.

“I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përpilohet parashtresë përkatës”, thonë nga MPB.