Një i plagosur dhe një i arrestuar, gjatë krismave në Çair

Një i plagosur dhe një i arrestuar është epilogu i të shtënave që ndodhën sonte në Çair të Shkupit, mëson “Fokus” nga burime të MPB-së. Një qytetar ka raportuar se kishte dëgjuar të shtëna në rrugën “Dizhonska” dhe në vendngjarje kishte gjurmë gjaku.

Një person është arrestuar, ndërsa i plagosuri është në sallën e operacionit. Sipas informacioneve jozyrtare të “Fokus”, i plagosuri është djali i pronarit të një çajtorie në “Çairçankë”, ndërsa personi që ka shtënë me armë është nga Hasanbegi i Shkupit.