Një i pastrehë në Holandë ka kthyer një portofol plot me para, dhe në shenjë mirënjohjeje, qytetarët i kanë blerë një banesë

Jeta e një të pastrehu në Holandë, Hadjer al-Ali, ndryshoi në mënyrë dramatike pasi gjeti një portofol me 2,000 euro në një tren dhe e dorëzoi në polici, për çka më pas mori një banesë. Al-Ali (33) më 23 qershor e gjeti portofolin në tren dhe e çoi në polici në Amsterdam, e cila njoftoi për këtë gjest në rrjetet sociale.

Gjestit të të pastrehut iu përgjigjën shumë njerëz, dhe u nis një fushatë për mbledhjen e fondeve për t’i blerë një apartament, duke grumbulluar 34,000 euro, raporton NL Times. Javën e kaluar, Al-Ali u shpërngul në një apartament në Apeldoorn, 90 kilometra larg Amsterdamit. Ai theksoi se tani ka një vend ku të jetojë në Apeldoorn dhe se është vërtet krenar dhe i lumtur. “Jam shumë mirënjohës për të gjithë dhe për gjithçka,” tha Al-Ali, raportoi Tanjug.