Një i mitur është sjellë i plagosur në Qendrën Klinike në Shkup pasi shoku i tij e ka qëlluar aksidentalisht me një pistoletë ajri

Më 10.09.2024 në orën 16:17, në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, është raportuar se një i mitur nga Shkupi është sjellë me lëndime në Kompleksin Klinikor “Nëna Terezë”. Sipas raportimit, ai e ka marrë lëndimin rreth orës 15:00 në shtëpinë e tij në zonën e Kisella Vodës, ndërsa ndodhej me një shok tjetër të mitur në shtëpi. Shoku i tij ka qëlluar aksidentalisht me një pistoletë ajri dhe e ka goditur, njofton MPB-ja.