Një i burgosur 50-vjeçar nga Idrizovo (N.V.) ka marrë pjesë në një incident dje pasdite në zonën e Bit Pazarit.
Gjatë një përleshjeje me një person tjetër, i dënuari ka bërë kërcënime serioze ndaj tij dhe familjes së tij me armë zjarri, dhe në një moment ka dëmtuar edhe automjetin.
Për shkak se N.V. është një i burgosur në institucionin korrektues “Idrizovë”, me urdhër nga Gjykata Themelore e Shkupit është kryer një bastisje në shtëpinë e tij. Sipas udhëzimeve të Prokurorisë Publike, personi është dërguar përsëri në institucionin korrektues “Idrizovë”. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj N.V. do të ngritet akuzë për kërcënim të sigurisë dhe përdorim të armës në një përleshje ose grindje.