Një i burgosur rri*het nga pesë të tjerë në Burgun e Dubravës

Një i burgosur është su*lmuar fizikisht nga pesë të burgosur të tjerë në Burgun e Dubravës.

Policia ka bërë të ditur të shtunën se rasti është nën hetime.
“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar- i burgosur, pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, po ashtu të burgosur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.