Në entin ndëshkimor-përmirësues në Idrizovë është regjistruar rasti i parë me coronaviurs te një i burgosur.
Krahas të infektuarit me virus, në izolim ndodhen edhe dhjetëra të burgosur të tjerë që janë ndodhur në qelinë e tij dhe në qelinë përballë, e të cilët kanë pasur kontakt me atë.
Drejtori i burgut, Bobi Mojsovski për AIM, thotë se i burgosuri i cili ka qenë nga Velesi, më 30 qershor ka thënë se ka rritje të temperaturës me çka i është bërë testi për coronavirus.